Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Deklaratat e Yuri Kim, Shano tregon se kujt i drejtoheshin

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 23:13 | Politikë
Deklaratat e Yuri Kim, Shano tregon se kujt i drejtoheshin

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, deklaroi në “Ditari” në A2 se deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim mbi Reformën në Drejtësi i drejtohen mazhorancës më shumë sesa opozitës.

Ai e arsyeton këtë me faktin se “forcat që kanë peshë të madhe për avancimin e Reformës në Drejtësi janë në krahun e mazhorancës dhe jo të opozitës”.

“Opozita ka dhënë disponibilitet dhe të gjitha vërejtjet e saj janë konfirmuar nga Komisioni i Venecias. Ata që kanë në dorë të shtojnë shpejtësinë, saktësinë dhe transparencën e kryerjes së kësaj reforme janë të gjithë në krahun e mazhorancës”, deklaroi Shano.

“Ambasada Amerikane hodhi një indicie që mund të ketë ndodhur një marrëveshje e fshehtë. Jemi në një shoqëri ku fjala e amerikanëve është më e rëndësishmja dhe krijoi këtë reagim nga lidershipi politik që, duke qenë se i druhen një shpjegimi të mëtejshëm nga ambasadorja se çfarë kishte në mendje, dolën sot dhe thanë se jemi partizanë të reformës, a thua që deri tani nuk kanë qenë po këta që e kanë vonuar. Unë mendoj se Reforma në Drejtësi duhet të kishte mbaruar dje. Jemi shumë vonë”, shtoi Shano.

Sipas ekspertit të ekonomisë, “në politikën shqiptare ka shumë politikanë që nuk tërhiqen nga politika nga frika e atyre që kanë bërë, por ka dhe nga ata që janë futur në politikë nga frika e gjërave që kanë bërë jashtë politikës”.

“Prandaj nuk kanë interes të madh për Reformën në Drejtësi sepse mendojnë se në mos do të preken drejtpërdrejtë, do u bjerë fuqia politike. Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar kapje të peshkut të madh, por ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo i intereson më shumë bajlozëve politikë të vendit, që nuk duan as reformë dhe as procese integrimi”, theksoi Shano.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani