Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Deti i vetëkarantinuar”, iluzioni optik më i bukur në qytet

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 16:36 | Kapur në kamera

Pushimet buzë detit mund të duken një kujtim i largët në këtë kohë pandemie, por në lagjen Gangnam të Sulit, oqeani ka mbërritur në qytet.

Një dallgë gjigante u shfaq në një fasadë LED në një godinë, ku duket se uji do të derdhet në rrugë, por në fakt përplaset me fasadën. Edhe pse është thjesht një video, që shfaqet për një minutë rresht në çdo orë, tabela gjigante shndërrohet kështu në një “vaskë”.

Për të realizuar projektin “Dallga” janë dashur katër muaj. Por në rrjetet sociale njerëzit janë ndarë nëse efekti i saj është çlodhës, apo stresues. Dikush e quajti si pamja e brendshme e një makine larëse, ndërsa një tjetër si një det i vetëkarantinuar.

Ekrani gjigant, me përmasa 80x20 metra, është tepër i preferuar nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre, por së fundmi është përdorur për disa instalacione artistike, për klientë si Samsung apo LG.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli