Do trafikonte një 22-vjeçare për prostitucion, arrestohet 39-vjeçari

vlcsnap 2020 05 22 10h44m29s032 1100x620

Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, Tiranë finalizoi një operacion për goditjen e një rasti kriminal në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në kuadër të operacionit “Waiting”, u vu në pranga 39-vjeçari A.M. (alias A. U.) i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës,

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.