Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Itali, shqiptari humb jetën në punë. Ra nga 18 metra lartësi

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 16:42 | Kronikë
Itali, shqiptari humb jetën në punë. Ra nga 18 metra lartësi

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Firence të Italisë, ngjarje e cila ka shkaktuar disa reagime nga zyrtarët lokalë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën qendrore të Scandici, gjatë rinovimit të fasadës së një pallati, ku 48-vjeçari shqiptar punonte prej disa ditësh, si pjesëtar i një kompanie ndërtimi. Ai ka rënë nga një lartësi prej 18 metrash dhe vdiq në çast, ndërsa mbërritja e autoambulancës ishte e kotë.

“Një lajm i tmerrshëm. Jemi prekur thellësisht si njerëz dhe si komunitet, jemi të tronditur dhe të hidhëruar se si ende mund të vdesim në punë. Sot është një ditë shumë e trishtuar për Scandici”, ka shkruar kryebashkiaku Sandro Fallani në Facebook, duke postuar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa shefi i Federatës së Punëtorëve të Firences, Marco Carletti shprehet: “Tashmë kemi dy vdekje në punë në industrinë e ndërtimit të Firences, gjatë urgjencës së koronavirusit. Një tjetër familje vajton për një punëtor që nuk shkon në shtëpi. Është e papranueshme. Sa aksidente të tjera në punë duhet të ndodhin për të sqaruar se ka nevojë për më shumë rregulla në ndërtim?”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani