Itali, ulet numri i viktimave nga koronavirusi

itali vizor 600x338

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 130 viktima nga koronavirusi.

Ditën e djeshme, viktimat ishin 156. Në total, në Itali janë regjistruar deri më sot 32 616.

Ndërkohë, 652 janë rastet e reja me Covid-19 në vendin fqinj.

595 janë pacientët e shtruar në terapi intensive, 45 më pak sesa dje. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 2160 persona.