Meta me “Europa Nostra”: Për Teatrin duhet të nisë një hetim ndërkombëtar

europa nostra 1100x620

Ilir Meta zhvilloi sot një videokonferencë me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, ku presidenti falënderoi për angazhimin dhe vëmendjen e organizatës ndaj promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, dhe për të folur veçanërisht për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, profesor Paolo Vitti.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “,  u përgjigj presidenti Meta.

Në videokonferencë ishin edhe zëvendëspresidenti ekzekutiv i Europa Nostra, z.Guy Clausse, si dhe sekretarja e përgjithshme, Sneska Quaedvlieg-Michailovic.