Plazh dhe frikë për një valë të dytë të koronavirusit

Anglia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në botë, por pavarësisht këtij fakti, me mijëra të rinj, por jo vetëm në këtë vend, nuk ka hezituar të mbushin plazhet, me temperaturat që kanë arritur 27 gradë.

Policia në Devon u bëri thirrje të rinjve që të rikthehen në shtëpi gjatë orëve të natës, pasi shumë prej tyre injoruan rregullat. Daily Maili shkruan se është shtuar frika për një valë të dytë të Covid-19, pasi lehtësimi i masave ka bërë që shumë persona të mos tregohen më të kujdesshëm ndaj rregullave.

Sipas shifrave të së enjtes, mbi 60 mijë persona janë infektuar gjatë javës së fundit në të gjithë Anglinë.