Rama reagon sërish ndaj Metës: S’e di që Yuri Kim mbulon edhe shërbimin e postës

edi rama 600x338

Meta e quajti Ramën gënjeshtar, pasi kryeministri shkroi në Twitter se nuk kishte marrë asnjë platformë nga Meta.

Nuk vonoi shumë dhe kryeministri reagoi sërish, po me anë të një postimi në Twitter. “Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar”, shkruan Rama.

“Po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës Integrimit”, mbyllet reagimi i Ramës.