Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Reforma Zgjedhore, Yuri Kim: Mirëpres vendimin e Bashës, pres që edhe të tjerët të tregojnë udhëheqësi të ngjashme

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 15:25 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Yuri Kim: Mirëpres vendimin e Bashës, pres që

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, vlerësoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përkushtimin ndaj tryezës së reformës zgjedhore, të ndërprerë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar të dielën.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Vendimi u përshëndet edhe nga kryeministri Rama. “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t'u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkroi ai në Twitter.

Për ambasadorin e BE-së, Soreca, “vendimi i shërben interesit të Shqipërisë dhe kontribuon për të përmbyllur këtë reformë të rëndësishme pa shtyrje të mëtejshme, që do të përmbushte kushtet e vendosura marsin e kaluar nga Këshilli Europian”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani