Sërish protesta në Hong Kong, këtë herë kundër masave shtrënguese

Durimit të Kinës me lëvizjen pro-demokracisë të Hong Kongut duket se ka ardhur drejt fundit. Partia komuniste e Pekinit vendosi të zbatojë një ligj kontrovers të sigurisë kombëtare për territorin gjysmë autonom, një lëvizje që është parë si kufizim i madh i lirive të qytetarëve.

Ligjin ndalon “tradhtinë, ndarjen, kryengritjen dhe përmbysjen e pushtetit” dhe mund të anashkalojë ligjvënësit e Hong Kongut. Kritikët theksojnë se qeveria e Pekinit po shkel premtimet e saj për të lejuar liritë e këtij territori, të cilat nuk gjenden në asnjë pjesë tjetër të Kinës.

Ndërkohë, qeveria e Hong Kongut konfirmoi se do të bashkëpunojë me Pekinin për të zbatuar ligjin, dhe pretendon se ai nuk kufizon liritë e qytetarëve. Kjo mbështetje mund të nxisë dhe më tej tensionet në këtë vend, pas trazirave që zgjatën gjatë gjithë vitit të kaluar.

Hong Kongu është një rajon gjysmë autonom dhe një vend shumë i fuqishëm në fushën e ekonomisë, dhe Kina ka dashur gjithmonë të vendosë në zbatim një ligj të tillë që prej marrjes së kontrollin nga Britania në vitin 1997.