Shuhet Gigi Simoni, fitoi Kupën UEFA me Interin e “Fenomenit” Ronaldo

simoni 1100x620

Bota  e futbollit italian pëson humbjen e një prej trajnerëve më xhentil. Bëhet fjalë për Luigi Simonin, i njohur nga të gjithë si Gigi. Trajneri 81-vjeçar kishte pësuar një iktus në qershorin e vitit të kaluar dhe nuk arriti të fitojë betejën me pasojat e tij.

Simoni ka drejtuar në karrierën e tij tridhjetë vjeçare 17 ekipe, duke arritur kulmin  e karrierës me Interin, me të cilin fitoi Kupën Uefa në vitin 1998 ndaj Lacios. Peng i mbeti gjithmonë lufta për kampionatin kundër Juventusit, e vendosur nga përballja direkte që kujtohet ende për faullin e ish-trajnerit të Partizanit, Mark Iuliano ndaj “Fenomenit” Ronaldo.

Kjo ishte hera e parë dhe e vetme ku trajneri humbi tonet e tij të buta duke akuzuar arbitrin e ndeshjes për një nga episodet më të diskutuara të futbollit italian.