Ambasadorja Kim, në krah të Komisionerit Publik dhe KPA

yuri kim 1100x620

Pas pezullimit të gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një vizitë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ku shprehu të gjithë mbështetjen për vijimin e procesit të vetting-ut në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka një punë të vështirë, por vetting-u duhet të vazhdojë për të treguar përgjegjësi dhe për të fituar besimin e popullit. Mbështesim Reformën në Drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, pavarësisht pengesave”, shkruan Kim në Twitter.  

Gjithashtu, ambasadorja Kim u takua edhe me komisionerët publikë.

“Ata janë të përkushtuar që të sigurojnë integritetin e vetting-ut duke ankimuar vendimet. Le ta mbajmë Reformën në Drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi”, është shprehur kryediplomatja.