Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bien sërish viktimat në Itali, por shqetëson Lombardia

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 18:36 | Bota
Bien sërish viktimat në Itali, por shqetëson Lombardia

Sipas dhënave të institucioneve shëndetësore, sot në Itali ka pasur 119 viktima të reja nga koronavirusi. Një shifër më e ulët se dje, kur ishin 130, dhe që tregon statistika të qëndrueshme drejt përmirësimit të përgjithshëm, edhe pse të infektuarit e rinj janë ende 669.

Duhet theksuar se numri i tyre mbetet i lartë edhe për shkak të zgjerimit të testimeve, ku vetëm dje janë testuar më shumë se 42 mijë persona.

Autoritetet italiane mbeten gjithsesi të shqetësuara nga situata në rajonin Verior të Lombardisë, ku edhe sot regjistroheshin 65% të gjithë të infektuarve të rinj nga COVID-19.

Numri total i të prekurve nga fillimi i epidemisë ka kaluar 229 mijë personat, ndërkohë që viktimat janë pothuajse 33 mijë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani