Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Duke u kacavjerrë nëpër ballkone pas vjedhjes, "skifteri" shqiptar kapet mat në Milano

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 11:47 | Kronikë

Një shqiptar 30 vjeç u arrestua në Milano të Italisë, pasi kishte vjedhur bizhuteri me vlerë 10 000 euro në apartamentin e një 40-vjeçareje.

Fqinjët lajmëruan policinë sapo pikasën dikë që kacavirrej në ballkone dhe më pas kanë filmuar momentet kur shqiptari ishte kapur në kurth nga agjentët e policisë, të lajmëruar po prej tyre.

I rrethuar nga policët, 30-vjeçari u përpoq të shpëtonte, por pa mundur t’ia dilte. Kur u arrestua, agjentët e policisë zbuluan se Gjykata e Milanos e kishte dënuar në mungesë me 2 vjet e gjysmë për grabitje dhe posedim të dokumenteve false.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani