Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

E ardhmja e restoranteve/ Porosi nga shtëpia, ushqimi serviret nga një robot

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 11:19 | Lifestyle
E ardhmja e restoranteve/ Porosi nga shtëpia, ushqimi serviret nga një

Ndërsa karantina vazhdon, restorantet po i drejtohen metodave të reja të shpërndarjes me robotët që luajnë disa role për të mbajtur distancën sociale midis njerëzve.

“Ata mund të dorëzojnë deri në një rreze prej një milje nga këtu dhe kjo me të vërtetë është ndihmuese. Ne nuk kemi përse të puësojmë një staf shtesë vetëm për të shërbyer në distanca të afërta prej 1 apo 2 kilometrash. Komuniteti lokal është shumë i kënaqur me ta. Ata na mbështesin dhe na urdhërojnë nëpërmjet robotëve gjatë gjithë kohës”, thotë Jinson Chan, pronar i një bar-restoranti në Fair Fax të Virxhinias.

Chan përdor robotët “Starship”, të cilët shërbejnë në mënyrë të automatizuar birra dhe ushqim aziatik për qytetarët gjatë periushës së karantinës. Robotët e teknologjisë së lartë, në pronësi të kompanisë Starship, udhëtojnë nëpër qytet duke bërë itinerarin e tyre nga depoja e Starship drejt restoranteve që i kërkojnë dhe më pas dërgojnë porosinë tek klientët për të vazhduar me të njëjtin proces për shërbimin e radhës.

“Konsumatori duhet të shkarkojë një aplikacion në smartphone e tij dhe mund të porosisë përmes tij. Sapo porosia kryhet, në tabletën që kemi ne vjen njoftimi dhe ne printojmë një biletë të asaj çka është porositur. Më pas, përgatisim ushqimin apo pijen dhe pasi kemi përfunduar, njoftojmë shpërndarjen e robotit sërish nëpërmjet një butoni nga tableta dhe i themi që porosia është gati. Roboti zakonisht është duke pritur jashtë. Ne i zhbllokojmë nëpërmjet një aparati me cilin janë pajisur, vendosim ushqimin në vend dhe pijet në minifrigoriferin që kanë ata. Një tjetër klikim dhe porosia niset”, shpjegon Chan.

Ai thotë se qeveria e qytetit Fairfax ka bërë hapa përpara për të paguar komisionin e Starship përmes granteve për restorantet, duke i lënë pronarët e bizneseve lokale të mbajnë të ardhurat në një industri me një marzh shumë të ulët fitimi: “Ne filluam të punonim nëpërmjet kompanive GrubHub, Uber Eats apo Postmates e më pas të shpërndanim vetë brenda një rreze afro 5 kilometrash. Në momentin e parë që na u ofrua të bënim dorëzime me anë të robotëve, ne nënshkruam menjëherë”.

Dorëzimet dhe porositë “online” kanë qenë e vetmja mënyrë se si bar-restoranti ia doli të mbijetojë gjatë pandemisë: “Ne duhej ta mbyllnim shërbimin tonë të ngrënies pothuajse menjëherë kur nisi izolimi dhe menjëherë u përqendruam në shitjen e shumë e shumë birrave. Nisëm të bënim shpërndarje. Në të kaluarën e kemi patur shumë të kufizuar. Ndërsa tani kemi të bëjmë 100% vetëm me shpërndarje”. 

Robotët lëvizin me shpejtësinë e të ecurit në këmbë dhe tregojnë shumë kujdes kur kalojnë rrugët. Chan thotë se disa klientë janë ankuar për dërgesat e ngadalta, me robotët që njihen kryesisht në dërgesat e alkoolit. Konsumatorët në FairFax shprehen se vetëm prej faktit që është një risi e veçantë në qytet, ata porosisin përmes Starship në vend që të zgjedhin një shërbim taksi të zakonshme në internet.

“Një koli me birra të vjen në shtëpi nëpërmjet një roboti dhe disa njerëz janë të entuziazmuar vetëm prej kësaj. Ata bëjnë fotografi e video dhe i ndajnë ato në mediat sociale. Pra, një pjesë e kërkesave është për shkak të risisë. Pjesa tjetër ka të bëjë me distancën, nëse je në më pak se 2 kilometra larg barit dhe nuk dëshiron të ecësh deri këtu. Ti thjesht e porosit, pret vetëm pak dhe të mbetet vetëm për të hapur derën e për ta marrë”, thonë qytetarët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu