Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fëmijët e Khashoggi falin vrasësit e babait të tyre, i shpëtojnë nga dënimi me vdekje

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 10:01 | Bota
Fëmijët e Khashoggi falin vrasësit e babait të tyre, i

Fëmijët e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, kanë falur publikisht vrasësit e babait të tyre, duke i shpëtuar kështu 5 agjentët qeveritarë nga dënimi me vdekje.

Salah Khashoggi, djali i madh i kritikut të ndjerë të qeverisë së Arabisë Saudite, e njoftoi faljen në Twitter, ditën e premte: “Ne kujtojmë fjalët e Allahut të Madhërishëm: “Kushdo që fal, do të shpërblehet”. Kështu që ne, djemtë e martirit Jamal Khashoggi, njoftojmë se kemi falur ata që vranë babain tonë”.

Sipas ligjit saudit, falja e vrasjes nga djali i viktimës shërben ligjërisht si anulim i dënimit me vdekje.

Dhjetorin e kaluar, 5 agjentë qeveritarë u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ngjarje që ndodhi në tetor të vitit 2018.

Vitin e kaluar, një burim tha për CNN se familja e Jamal Khashoggi ka marrë disa milionë dollarë para në dorë si dëmshpërblim, por djemtë e Khashoggi e kanë mohuar gjithmonë se janë kompensuar nga qeveria saudite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë