Gjermani, myslimanët falen në… kishë

Besimtarët myslimanë në Gjermani u mblodhën në një kishë të Berlinit për faljen e së premtes.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet gjermane lejuan që vendet e kultit të hapnin dyert për besimtarët, por gjithmonë duke respektuar në mënyrë rigoroze rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, çka nënkupton distancë mes individëve.

Për shkak të numrit të kufizuar të besimtarëve që mund të hyjnë në xhami, jo më tepër se 50, shumë prej tyre kanë mbetur jashtë. Për këtë arsye, kisha e Shën Martës ka hapur dyert e saj për t’i ofruar besimtarëve myslimanë një hapësirë për t’u falur gjatë Muajit të Ramazanit.