Kapitenia e kombëtares së volejbollit Erblira Bici firmos me skuadrën e re italiane

erblira 1100x620

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e saj të re në elitën e volejbollit italian.

Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Granda Kuneo Volej, duke u larguar nga Busto Arsizio ku u aktivizua për një sezon.

24-vjeçares iu ofrua vendi i titullares si dhe kontratë financiare më e lartë, ndaj për këtë arsye u bë i mundur transferimi i saj.

Për shkak të koronavirusit, sezoni i volejbollit në Itali është mbyllur duke mos shpallur asnjë skuadër kampione.

Bici fitoi me ekipin Novara trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019.