Kthimi i ligjit për portin e ri të Hidrokarbureve në Porto Romano, PD: Përshëndesim vendimin e presidentit

PD selia 1100x620

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës, “që kthen në Parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës”.

“Vendimi i presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin te një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama. Ky vendim korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, shton PD-ja.