Paralajmërimi i Lleshajt: Hetime penale për ndotësit e lumenjve

Ndotësit e lumenjve, përveç ndëshkimit me gjobë, do të ndiqen penalisht nga Policia e Shtetit.

Kështu u shpreh nga Lezha, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lleshaj shtoi se me vëmendje të madhe do të ndiqet edhe çështja e guroreve, e minierave, si edhe e pyjeve.

Ndërkaq, në lidhje me operacionin për ndotësit e lumenjve, ministri tha se do të sigurohen kushtet që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në det dhe turistët të shijojnë pastërtinë e ujrave, rërës dhe mjedisit.