Rritet temperatura, akulli në Antarktidë tashmë “i gjelbër”

Presim të gjithë që dëbora të jetë e bardhë, dhe që tërësisht e bardhë të jetë edhe sipërfaqja e Antarktidës, por diçka po ndryshon, duke shqetësuar komunitetin shkencor që banon në atë kontinent ende misterioz dhe i akullt. Pjesë e brigjeve kanë marrë një tonalitet të gjelbër, që i jep peizazhit një pamje jashtëtokësore.

Arsyeja gjithsesi është shqetësuese. Ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme.

Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni. Normalisht, ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.