Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarr masiv në skelën historike në San Francisko, por shpëton anija e Luftës II Botërore

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 18:27 | Bota

Më shumë se 125 zjarrfikës të San Franciskos luftuan me flakët që përpinë një magazinë në zonën historike të quajtur Skela e Peshkatarëve. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, çereku i zonës historike është humbur tashmë, megjithatë u arrit të shpëtohej një anije historike e Luftës II Botërore.

“Veprimet tona të shpejta shpëtuan anijen “Jeremiah O’Biren”. Nëse do të gjejmë diçka pozitive nga kjo ngjarje e rëndë, mund të thuhet se shpëtoi një anije e Luftës II Botërore pikërisht në fundjavën e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve”, tha togeri i zjarrfikësve, Jonathan Baxter, për mediat.

Deri tani nuk janë raportuar humbje jetësh, dhe e gjithë zona është evakuuar. Flakët u panë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas autoriteteve, raportimi i parë ka mbërritur në orën 4:17, me orën lokale. Sipas tyre një pjesë e një godine është rrëzuar prej zjarrit dhe rrezikon të marrë edhe disa godina të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli