Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

164 punonjës me Covid-19, mbyllet miniera e arit

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 22:43 | Bota
164 punonjës me Covid-19, mbyllet miniera e arit

Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.

Afrika e Jugut është shteti me shumicën e rasteve me koronavirus në Afrikë, me 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani