50 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Policia ne itali koronavirusi 1100x620

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 531 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 50, ndërsa nuk ka pasur raportim për të vdekur nga Covid-19 në Lombardi, rajoni më i prekur nga pandemia. Ndërkohë, janë shëruar 1639 persona.

Një ditë më parë, në Itali humbën jetën 119 persona të prekur me Covid-19.

Deri tani, në Itali kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus 32785 persona, ndërsa aktualisht janë mbi 56 persona të prekur.