Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

8 gola në 2 ndeshje në Gjermani, shkëlqen Werner

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 17:35 | Futboll
8 gola në 2 ndeshje në Gjermani, shkëlqen Werner

Janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera të Bundesligës gjermane këtë të diel, të cilat kanë dhuruar spektakël dhe 8 gola të shënuar nga skuadrat udhëtuese.

Schalke u turpërua në shtëpi, në një stadium të boshatisur, duke u mposhtur 0-3 nga Augsburg.

Më pas, ishte radha e RB Leipzig të tregojë se ka ende një fije shprese për titull në këtë sezon që nuk do të harrohet lehtë. Mainz u dorëzua në shtëpi, duke pësuar 5 gola nga RB Leipzig, ku shkëlqeu Timo Werner, i cili e gjeti rrugën e rrjetës 3 herë.

Pas javës së 27-të të Bundesligës, renditja kryesohet nga Bayern me 61 pikë, Dortmundi me 57 pikë, ndërsa Leipzig renditet i treti me 54 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani