Festa e Fiter Bajramit nëpër botë përmes fotove

Besimtarët myslimanë kanë festuar mëngjesin e kësaj të diele ditën e Fiter Bajramit, një ndër ngjarjet më kryesore në kalendarin islamik.

Gazeta britanike ka bërë një kolazh fotosh nga falja e namazit për Fiter Bajramin në disa vende të botës, disa prej të cilave janë realizuar në Shqipëri.

Muaji i Ramazanit dhe Fiter Bajramit kanë qenë ndryshe për pjesën më të madhe të besimtarëve këtë vit, për shkak dhe të masave shtrënguese për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.