Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Festa e Fiter Bajramit, talebanët vendosin armëpushim

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 09:50 | Bota
Festa e Fiter Bajramit, talebanët vendosin armëpushim

Talebanët njoftuan një armëpushim 3-ditor me forcat ushtarake afgane me rastin e festës myslimane të Fiter Bajramit. Vendim ky që pason disa muaj përleshje të ashpra mes palëve që iu kanë marrë jetën qindra personave.

Presidenti afgan, Ashraf Gani përshëndeti vendimin e grupit islamik dhe deklaroi se ushtarët do ta respektojnë me të gjitha kushtet këtë armëpushim, me shpresën për të ulur dhunën në vend.

Armëpushime të ngjashme janë vendosur edhe më parë me rastin e festave fetare, por shpesh herë nuk janë respektuar dhe nuk kanë zgjatur.

“Mos ndërmerrni asnjë ofensivë kundër armikut në asnjë vend. Nëse sulmoheni nga ta, mbroni veten”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve, Zebihullah Mujahid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë