Gafa e Al Bano-s: Virusi? Do të fitojmë, njeriu ka mposhtur dinozaurët

Dinozauri koronavirus 1100x620

Në këto ditë të vështira pandemie, e rëndësishme është të jemi sa më shumë optimistë, duke besuar që koronavirusi do të mposhtet së shpejti, por Al Bano Carrisi e ka ekzagjeruar “pak”.

Këngëtari i famshëm italian ishte i ftuar në “Domenica In”, kur bëri gafën e cila u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Al Bano

Sipas Al Bano-s, njerëzimi ka mposhtur dinozaurët, e jo më koronavirusin. Por, siç e dimë, dinozaurët kanë jetuar “vetëm” 66 milionë vjet më parë!

“Njeriu gjithmonë ka fituar. Në fund, e keqja humbet gjithmonë. Historia e njerëzimit e tregon këtë. Njeriu ka qenë në gjendje të shkatërrojë dinozaurët, e jo më këtë “krimbin” e mallkuar, mikrobin, e quajtur koronavirus”, është shprehur këngëtari.