Ministri italian i Shëndetësisë zbulon datat kur mund të rinisë Serie A

MASAT E REJA SERIE A frame 553 1100x620

Ndërsa prej dy javësh në Gjermani futbolli rinisi të luhej edhe pse pa tifozë, në Itali ende nuk është zyrtarizuar data kur skuadrat do të vihen përballë njëra-tjetrës në fushë.

Megjithatë, këtë të diel, ministri italian i Shëndetësisë konfirmoi dy data të mundshme për rinisjen e Serie A.

“13 dhe 20 qershori janë dy datat e mundshme për rifillimin e Serie A. Të enjten diskutuam me drejtuesit e futbollit nëse do të rifillojë kampionati dhe në cilën datë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Vincenzo Spadafora.

Ndërkohë, kuadrat italiane, prej gati dy javësh kanë rinisur stërvitjen, duke u përgatitur për vijimin e këtij sezoni të ndërprerë në fillim të muajit mars, për shkak të pandemisë koronavirus.