Nis gjyqi ndaj Netanyahu, akuzohet për “korrupsion dhe marrje ryshfeti”

BENJAMIN NETANJHY 1100x620

Nis procesi gjyqësor ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për korrupsion. Netanyahu është kryeministri i parë i Izraelit, që përballet me një proces penal, duke qenë në detyrë dhe është i detyruar të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit, në mandatin e pestë. Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media.

Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar që të niste më 17 mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.