Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk e harron shokun e skuadrës, Massa rrit dyshimet për gjendjen e Schumacher

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 12:54 | Sporte të tjera
Nuk e harron shokun e skuadrës, Massa rrit dyshimet për gjendjen e

Edhe pse kanë garuar vetëm për një sezon së bashku te Ferrari, marrëdhënia e Felipe Massa me Michael Schumacher u konsolidua me kalimin e viteve, deri në aksidentin fatkeq në Meribel. Miqësia e nisur prej vitit 2006 ndërmjet dy pilotëve, në një farë mënyrë vazhdon edhe sot.

Në një intervistë të fundit, Massa tregoi se mbetet ende shumë i lidhur me familjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 dhe është në dijeni të gjendjes reale shëndetësore të gjermanit. Megjithatë, braziliani kërkon të respektojë dëshirën e familjes Schumacher, për ta mbajtur çështjen sa më konfidenciale.

“E di si është Michael, gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të ngushtë”, ishin fjalët e Felipe Massa. “Gjendja e tij aktuale është e komplikuar, por familja nuk dëshiron që të flitet për këtë çështje dhe as unë nuk mund ta bëj”, shtoi braziliani, me deklaratat që kanë shkaktuar jo pak ankth.

Prej faktit që informacionet rreth shëndetit të ish-pilotit gjerman janë shumë të rezervuara, dëshmia e Felipe Massa merr formë dramatike. Michael Schumacher mbetet në gjendje të komplikuar shëndetësore, prej aksidentit me ski në alpet franceze, më 29 dhjetor 2013.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani