Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk zgjati më shumë se 24 orë, raste të reja me koronavirus në Kinë

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 09:02 | Bota
Nuk zgjati më shumë se 24 orë, raste të reja me koronavirus

Kina raportoi 3 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas një dite ku nuk u regjistrua asnjë person i prekur me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se 2 nga rastet e reja janë të importuara dhe vetëm një është transmetim lokal. Gjithashtu rritje pësoi dhe numri i personave të infektuar asimptomatikë, të cilët nga 28 që u raportuan një ditë më parë, arritën në 36.

Të premten, ishte hera e parë në Kinë që nuk regjistrohej asnjë rast i ri me koronavirus, që nga nisja e pandemisë vitin e kaluar në qytetin e Wuhanit.

Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë ka arritur në 82,974, ndërsa bilanci i viktimave qëndron i pandryshuar prej ditësh në 4,634.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli