Premier League, testimet e radhës, dy raste pozitive me Covid-19

MB PREMIER LEAGUE DY POZITIVE frame 181 1100x620

Dy raste të tjerë pozitive me koronavirus në Premier League, të cilat i shtohen gjashtë të infektuarve të mëparshëm.

Pas testeve të dyta molekulare të zhvilluara, për afro një mijë futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve të skuadrave, Liga Angleze e futbollit konfirmoi se dy persona janë prekur nga Covid-19. Identiteti apo fakti nëse bëhet fjalë për lojtarë ose pjesëtarë të stafit është mbajtur konfidencial.

Testet e radhës u zhvilluan nga e marta, 19 maj deri të premten e 22 majit. Të mërkurën, klubet angleze do të votojnë për rikthimin në stërvitjet ekipore, ku lejohet edhe kontakti fizik.