Rriten rastet e reja me koronavirus në Gjermani, protesta në Berlin

Gjermania shënoi një rritje të rasteve të reja me koronavirus edhe pse ditët e fundit shifrat ishin disi të stabilizuara.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 431 raste të reja me Covid-19 dhe 31 viktima për një bilanc total prej 178,281 të infektuarish dhe 8,247 humbje jetësh.

Gjermania konsiderohet si një ndër vendet europiane që e ka përballuar më mirë se të tjerët pandeminë nga koronavirusi dhe për këtë shkak ka lehtësuar dhe më shpejt masat e izolimit.

Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me masat që janë ende në fuqi dhe për këtë arsye një protestë u mbajt në rrugët e Berlinit, ku policia arrestoi dhe 60 pjesëmarrës.

Protestuesit kërkuan heqjen e të gjitha masave në fuqi në mënyrë që ekonomia e vendit të rikthehet në nivelet ku ishte.