Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sezoni veror në pandemi, Bashkia e Himarës dhe bizneset hasin vështirësi

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 12:25 | Aktualitet
Sezoni veror në pandemi, Bashkia e Himarës dhe bizneset hasin

Himara, një nga destinacionet kryesore në vend gjatë stinës së verës, jo vetëm nga turistët vendas, por edhe ata të huaj, duket se këtë vit do të ketë një sezon të vështirë.

Masat që pritet te miratohen nga qeveria, që kanë të bëjnë me distancimin fizik dhe moslejimin e plazheve private, duket se kanë vënë në vështirësi bashkinë e Himarës.

Me buxhetin që ka, kjo bashki e ka thuajse të pamundur të mirëmbajë vijën e gjatë bregdetare dhe plazhet që ka në administrim. Për këtë arsye u është kërkuar ndihmë bizneseve pranë bregut si dhe qytetarëve që të mirëmbajnë dhe pastrojnë plazhet që do të përdorin.

Përveç të tjerave, bizneset kanë edhe një kërkesë për bashkëpunim me autoritetet shtetërore këtë sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë