Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Emërimet në Kushtetuese, Meta publikon mesazhet me diplomatin

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 23:02 | Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar disa mesazhe që sipas tij janë korrespondencë me një diplomat të huaj rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit pretendon se këto mesazhe tregojnë mënyrën se si janë përzgjedhur këta anëtarë, për të cilët pati një debat të fortë në atë kohë.

“Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që unë do të njoftoja më parë për këtë gjë. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Sërish mu kërkua që t’jua kaloj këtë mesazh juve ”, shkruhet në mesazhet e publikuara nga presidenti Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë