Euroleague dhe Eurocup, basketbolli anulon aktivitetet ndërkombëtare për klube

ANULOHET EURO BASKET frame 353 1100x620

Basketbolli europian nuk ja doli t’i mbijetojë pandemisë koronavirus duke njoftuar përfundimisht mbylljen e sezonit 2019-2020.

Kështu kompeticionet e pezulluara prej 12 marsit si Euroliga, ekuivalente e Champions Ligës së futbollit si edhe Eurocup, nuk do të vazhdohen.

“Shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe erdhëm në përfundimin e pashmangshëm që të anulojmë dy aktivitetet më të rëndësishme për klube”, bëjnë me dije organizatorët e kompeticioneve europiane.

Vendimi u prit pa polemika, me pjesën më të madhe të lojtarëve të cilët e kishin shprehur edhe më herët mendimin e tyre pro mbylljes.