Gati rikthimi në ring, 53-vjeçari Tyson: Jam më në formë se kurrë

holyfield 1100x620

Mike Tyson e ka lënë boksin në vitin 2005, por javët e fundit është folur shumë një rikthim i tij në ring për t’u ndeshur me Evander Holyfield.

Në një bisedë me reperin Lil Wayne, 53-vjeçari zbuloi se kontrata për ndeshjen që do të zhvillohet për qëllime bamirësie do të jetë gati së shpejti. Por, Tyson tha gjithashtu se kundërshtari nuk është e thënë që të jetë pikërisht Holyfield.

“Kemi shumë alternativa. Unë jam më në formë se kurrë. Peshoj 104 kg dhe po përgatitem që të ndihmoj njerëzit që nuk kanë pasur fat në jetë”, theksoi Tyson.

Ndërkohë, Holyfield foli për “The Sun” dhe konfirmoi se është ende në biseda me stafin e Tyson, por nënvizoi se do të pranojë vetëm nëse ndeshja do të jetë e vërtetë.

“Nuk dua që dikush të vendosë se kush do të fitojë apo nëse ndeshja duhet të përfundojë me KO”, tha Holyfield, i cili po stërvitet nga Vladimir Klitschko.

Në vitet 1996 dhe 1997, Holyfield fitoi dy herë ndaj Tyson, me ndeshjen e dytë që përfundoi me “Majkun e Hekurt” duke i kafshuar veshin kundërshtarit.