Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ideja nga Anglia, tifozë në tribuna me lotari

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 19:30 | Futboll
Ideja nga Anglia, tifozë në tribuna me lotari

Në kohën kur Premier League pret të mësojë datën zyrtare të rinisjes së aktiviteteve sportive, me datën 12 qershor që është një alternativë, për shkak të pasigurive nga klubet po punojnë për sezonin e ardhshëm.

Duket e paevitueshme që ky sezon do të mbyllet pa tifozë, ndërsa për rikthimin e pjesshëm të spektatorëve në tribuna, klubet angleze po mendojnë disa zgjidhje alternative.

E tillë është ideja e organizimit të shorteve, për fatlumët që mund të mbështesin ekipin e zemrës nga tribunat. Ideja revolucionare është bërë publike nga tabloidi “The Sun”, nisur nga deklaratat e mjekut të Premier League, Mark Gillett, sipas të cilit “situata nuk do të përmirësohet në periudhën nga 6 deri në 12 muajt në vijim”. Futbolli e sheh veten përballë rrezikut për të luajtur me dyer të mbyllura edhe gjatë sezonit të ardhshëm, ose me një numër të kufizuar tifozësh në stadium, ku duhet të respektohet distancomi social.

Problemi lidhet me faktin se cilët mbështetës do t’i përfitojnë biletat dhe këtu lindi ideja e lotarisë. Në shorte do të marrin pjesë të gjithë ata tifozë që zotëronin abonime për këtë sezon, të cilët mund të përfitojnë abonime për edicionin e ardhshëm. Një ide e veçantë dhe demokratike, me anglezët që synojnë të jenë gati për çdo skenar të mundshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë