Italianët, këngë për Teatrin. Meta: Front i përbashkët për rivendosjen e demokracisë

Publikuar më: 25/5/2020, ora 13:43
meta 1024x576

Italianët, këngë për Teatrin. Meta: Front i përbashkët për rivendosjen e demokracisë

Publikuar më: 25/5/2020, ora 13:43

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për krijimin e një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, nisur nga sa ndodhi me Teatrin Kombëtar.

Në Facebook, Meta postoi edhe një këngë-homazh që dy muzikantë italianë kanë krijuar si shprehje të dhembjes për prishjen e Teatrit. Shembja e godinës, sipas presidentit, është shkatërrim kriminal i vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Duke iu referuar këngës me titull “Atë natë të shtune, përse?”, Meta thotë se shembja e Teatrit Kombëtar ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre po e shprehin me art.