Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kriza politike në Kosovë, Kurti: Nevojiten zgjedhje të reja, s’ka ngërç institucional

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 16:41 | Kosova
Kriza politike në Kosovë, Kurti: Nevojiten zgjedhje të reja,

Vazhdojnë përplasjet në distancë mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Hashim Thaçi.

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thaçit, kreu i Vetëvendosjes thekson se zgjidhja e krizës politike arrihet vetëm me zgjedhje të reja. Kurti shton se nuk është e vërtetë që Kosova po kalon ngërç institucional, por vetëm mospajtime.

“Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës”, shkruan kryeministri në detyrë në një postim në Facebook.

Ndërsa presidenti Thaçi iu kundërpërgjigj me tone të ashpra duke akuzuar Kurtin për uzurpim të zyrës së kryeministrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë