Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lë postin e ambasadorit në Gjermani, Grenell do të vijojë të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 19:09 | Kosova
Lë postin e ambasadorit në Gjermani, Grenell do të vijojë

Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tij Dick Custin, pak orë pasi agjencia gjermane DPA raportoi se i besuari i Donald Trump po planifikon dorëheqjen nga posti i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

“Grenell po pret me padurim diskutimet e radhës në kuadër të dialogut, sapo të vendoset përbërja e qeverisë së re”, tha zëdhënësi.

Ai konsiderohet mbështetës i flaktë i presidentit amerikan dhe spekulohet se do të angazhohet fort në fushatën për rizgjedhjen e tij në nëntor. Lajmi vjen disa ditë pasi Senati Amerikan konfirmoi John Ratcliffe në postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, detyrë të cilën e kishte mbajtur përkohësisht Grenell.

Të dielën, Trump foli me superlativa për punën e tij si koordinator i shërbimeve sekrete dhe e cilësoi atë një superstar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani