Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nxehet Bundesliga, duel titulli mes Dortmund dhe Bayern Munchen

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 19:19 | Futboll
Nxehet Bundesliga, duel titulli mes Dortmund dhe Bayern Munchen

2 javë pas rikthimit në fushat e lojës, Bundesliga gjermane ka menjëherë duel titulli. Pasditen e kësaj të marte vihen përballë në klasiken gjermane Borussia Dortmund dhe Bajern Munchen, dy skuadrat kryesuese të kampionatit.

Bavarezët udhëtojnë në “Signal Iduna Park” me avantazhin më të madh, mungesën e tifozerisë vendase.

Vërshëllima finale në Dortmund mund të vendos shumë për titullin, me skuadrat që i ndajnë vetëm 4 pikë, Bayern në krye e Dortmund në vendin e dytë.

Rikthimi pas pauzës së gjatë ishte pozitiv për të dy ekipet. Si verdhezinjtë ashtu edhe bavarezët morën pikë të plota në dy takimet e para pas rikthimit, duke treguar formë të shkëlqyer në prag të sfidës direkte.

Si Dortmund ashtu dhe Bayern, shpresat më të mëdha i kanë te këmbët e dy goleadorëve të tyre Erling Haaland dhe Robert Lewandowski. Ndeshja është një sfidë më vete për dy sulmuesit që në Champions League janë dy shënuesit më të mirë për momentin.

Polaku kryeson renditjen e golashënuesve në Gjermani me 27 gola, por shpërthimi i Haaland prej momentit të mbërritjes në Gjermani është pabesueshëm me 12 gola në 8 takime.

Tolisso, Coutinho dhe Tiago janë futbollistët e dëmtuar të Bayern. Nga ana tjetër, Dortmund me Reus të padisponueshëm dhe mbrojtësin Mat Hummels, i cili po bën çdo përpjekje për të qenë i gatshëm, do të kërkojë të rihapë garën e titullit me një fitore në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë