Pesha e turizmit, Shqipëria ndër vendet me varësinë më të lartë

Publikuar më: 25/5/2020, ora 14:14
plazh shqiperia 1024x553

Pesha e turizmit, Shqipëria ndër vendet me varësinë më të lartë

Publikuar më: 25/5/2020, ora 14:14

Shqipëria është një ndër vendet me varësinë më të madhe të ekonomisë nga sektori i turizmit. Prekja e kësaj dege nga kriza e COVID-19 është edhe një ndër arsyet kryesore pse ekonomia jonë pritet të pësojë këtë vit një goditje të fortë, nga -5% recesion të parashikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar deri në -9%, parashikim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

Visual Capitalist.com, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit, ka përpiluar një hartë që rendit shtetet me varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre, në vendin e 30-të renditet Shqipëria, me mbi 254 mijë të punësuar kundrejt një popullsie prej 2.8 milionë banorë ose 22% të totalit të të punësuarve në vend. Përveç Shqipërisë, më lart në renditje janë edhe Mali i Zi dhe Kroacia.

Në mbarë botën, janë 44 shtete që varen nga industria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total.