Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rekord rastesh me Covid-19, SHBA pezullon udhëtimet nga Brazili

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 10:35 | Bota
Rekord rastesh me Covid-19, SHBA pezullon udhëtimet nga Brazili

Pandemia e Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në Brazil, tanimë vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve.

Shteti amerikano-latin raportoi mbi 15 mijë raste të reja të dielën, duke e çuar numrin total të të prekurve në më shumë se 360 mijë. Viktimat janë gati 23 mijë, e më shumë se 600 prej të cilëve u shënuan në vetëm 24 orë. Shifrat alarmante shtynë presidentin amerikan Donald Trump që të ndalojë udhëtimet e të gjithë shtetasve të huaj që kanë qenë në Brazil dy javët e fundit. Kufizimet nuk do të aplikohen për tregtinë.

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar edhe udhëtimet nga Kina, Irani dhe Europa. 638 vdekje të reja u regjistruan në SHBA në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, për një total prej gati 98 000 humbje jetësh.

Më herët gjatë muajit, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se viktimat mund të arrinin deri në 100 mijë, ndërsa sugjeroi se kjo shifër nuk do të tejkalohej. Por, ndërsa po i afrohen pragut të trishtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh optimist përmes një postimi në Twitter, se numrat do të vijonin të uleshin.  

Situata në Brazil po ndiqet me shumë shqetësim, ndërsa presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të mos e marrë seriozisht krizën shëndetësore. Të dielën, ai u pa sërish pa maskë, teksa përzihej me turmën e mbështetësve të tij që protestonin kundër masave të kufizimit.

Bolsonaro, i cili kundërshton izolimin, është kritikuar ashpër për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe gjendet gjithashtu në qendër të një skandali politik. Ish-ministri i Brendshëm e akuzon atë për ndërhyrje në hetimet policore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë