Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sa zgjat aftësia e një personi me koronavirus për të infektuar të tjerët? Studimi më i fundit jep përgjigjen

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 08:24 | Bota
Sa zgjat aftësia e një personi me koronavirus për të

Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor.

Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.

Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim.

"Bazuar në të dhënat e grumbulluara që nga nisja e pandemisë, periudha e infektimit të koronavirusit nga njerëzit me simptoma mund të nisë dy ditë para shfaqjes së simptomave dhe zgjat deri në 10 ditë pas shfaqjes së tyre", lexohet në studim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani