Andrea Boccelli dhuron plazmën për të sëmurët me Covid-19

boccelli 1100x620

Njeriu i madh duket në momente të vështira dhe këtë e tregoi dhe këngëtari italian, Andrea Boccelli. Liriku i njohur u paraqit në spitalin e Cisanellos në Pisa për të dhuruar plazmën e gjakut të tij për të ndihmuar pacientët e tjerë të infektuar me koronavirus, duke qenë se ky trajtim ka rezultuar si ndër më efektivët.

Boccelli deklaroi për mediat se zbuloi se ishte infektuar me Covid në 10 mars pasi kishte kryer tamponin dhe se e kishte kaluar sëmundjen pa probleme të mëdha me vetëm pak temperaturë.

Ai shton se sapo kishte mësuar se plazma e të shëruarve nga Covidi ndihmon të sëmurët e tjerë kishte nxituar të jepte kontributin e tij sado i vogël në luftën përballë pandemisë.