Goli më i bukur në pandemi, perlë e Kimmich ndaj Dortmundit

Joshua Kimmich ka shënuar golin më të bukur deri tani gjatë pandemisë, i cili me siguri do të mbahet mend gjatë, jo vetëm nga tifozët e Bayernit.

25-vjeçari realizoi një parabolë të jashtëzakonshme nga jashtë zone, në ndeshjen ndaj Dortmundit, e cila pritet të vendosë shumë në luftën për titull në Bundesligën gjermane këtë sezon.