Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mesazhet e Metës, Ambasada gjermane për A2: Mbështesim reformat, vendimet merren nga institucionet shqiptare

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 16:33 | Aktualitet

Edhe pse presidenca ishte kujdesur ta fshinte me stilolaps, në mesazhet e publikuara mbremjen e së hënës, shquhej qartë edhe emri i ambasadorit gjerman, krahas kolegëve të BE-së dhe SHBA-së, në emër të të cilëve fliste diplomati që kishte nisur mesazhin tek kabineti i Ilir Metës.

Mesazhet e mbërritura në adresë të kreut të shtetit, datonin në kohën kur në Gjykatë Kushtetuese zhvillohej beteja mes Arta Vorpsit dhe të zgjedhurës së presidentit, Marsida Xhaferllari.

Sipas Metës, nëpërmjet mesazheve faktohej ndërhyrja e diplomatëve të huaj në politikën shqiptare dhe reformën në drejtësi. A2 iu drejtua Ambasadës gjermane për një reagim mbi këtë çështje.

“Gjermania mbështet reformat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Reforma në drejtësi është një element qendror për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe të pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë. Në mbështetjen tonë bën pjesë sigurisht dhe një shkëmbim i rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Vendimet për zbatimin e agjendës së reformave merren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm nga institucionet përgjegjëse shqiptare, një pjesë e së cilave është krijuar pikërisht në kuadër të reformës në drejtësi”, thuhet në reagim.

https://a2news.com/video/meta-nxjerr-mesazhet-e-diplomateve-ambasada-e-shba-te-mos-corientohemi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë