Roland Garros do zhvillohet me tifozë

tenis ne pandemi 600x338

Roland Garros, një nga 4 “grand slam” e tenisit do të zhvillohet dhe për më tepër me tifozë.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Francezë të Tenisit. Bernard Guidicelli u shfaq optimist për zhvillimin e edicionit të Roland Garros 2020 në shtator dhe pa detyrimin me dyer të mbyllura për sportdashësit.

Deri tani, data e fillimit është 20 shtatori me kompeticionin që përfundon në 4 tetor, por gjithsesi mund të kemi një zhvendosje date me një javë vonese. Kemi eliminuar më të keqen pezullimin ose anulimin, deklaroi Guidicelli.

“Kemi një shtyrje me disa muaj, por vetëm kaq dhe kjo është një lehtësi e madhe, do të takohemi me të gjithë tifozët e tenisit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë mendoj se kemi shpëtuar turneun më të madh në botë të tenisit në fushë balte”, bëri të qartë presidenti i Federatës franceze.

Roland Garros do të riorganizohet me më pak publik, për shkak të koronavirusit, por e rëndësishme është që nuk do të jetë me dyer të mbyllura.

Tashmë pritet se çfarë do të ndodhë me turneun “Us Open” të Nju Jorkut, i parashikuar për në fund të gushtit.